Lejuan ndërtime pa leje, arrestohen dy inspektorë në Elbasan

schedule21:08 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 21:08 - 2 Dhjetor, 2021

Dy inspektorë të Inspektoratit vendor të Elbasanit janë vënë në prangat e policisë.

Burime bëjnë me dije për ABC se dyshohet se ata kanë lejuar një ndërtim pa leje.

Nuk dihet ende identiteti i tyre dhe as objekti për të cilin ata akuzohen se kanë shkelur detyrën duke lejuar ndërtimin.

Arrestimi i tyre vjen në vijim të hetimeve intensive që drejtoria Elbasanit po kryen prej të paktën dy javësh. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!