Një 19-vjeçar është vrarë me thikë në qytetin Wolverhampton, në Anglinë qendrore.
Policia britanike ka bërë të ditur se dy 12-vjeçarë janë arrestuar si të dyshuar për vrasje.
Sean Sissahai vdiq të hënën pasi u godit me thikë pranë një rruge në pjesën jugore të Wolverhampton, e cila është në veri-perëndim të Birmingham.
“Dy djem 12-vjeçarë u arrestuan në shtëpitë e tyre mbrëmë me dyshimin për vrasje dhe mbeten në paraburgim policor”, tha policia e West Midlands në një deklaratë.
Më tej shtoi: “Ne kemi shtuar patrullimet në zonë pasi kuptojmë se ky incident do të ketë shkaktuar shqetësim të thellë në komunitetin lokal“./abcnews.al