Arrestohen adoleshentët, dyshohen si autorë vjedhjesh në Vlorë

schedule16:52 - 16 Shtator, 2018

schedule 16:52 - 16 Shtator, 2018

Policia e Vlorës ka arrestuar dy të rinj, që dyshohet të jenë autorë të pesë vjedhjeve në qytetin bregdetar. Të rinjtë me iniciale A. Z. 17 vjeç dhe F. B. 16 vjeç janë prangosur pas goditjes së tyre të fundit në 15 shtator, pasi kanë vjedhur me thyerje një dyqan ku kanë marrë kasën fiskale dhe disa para.

Nga hetimi janë krijuar dyshimet se ata janë autorë edhe të katër vjedhjeve të tjera, përkatësisht dy banesash, një dyqani dhe një vjedhjeje në rrugë. Dy adoleshentët janë proceduar për veprën penale të “vjedhjes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!