Arrestohen 7 persona në Tiranë

schedule16:42 - 30 Maj, 2024

schedule 16:42 - 30 Maj, 2024

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale, nga mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe deri dhuna ndaj bashkëshortes.

Mes tyre, është arrestuar dhe shtetasi Frensis Mançka, 41 vjeç, banues në Itali, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

– arrestuan shtetasin  27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin  18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan shtetasit  një armë zjarri pistoletë, me krëhër dhe municion luftarak, ndërsa shtetasit M. S., i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis;

– ndaluan shtetasin 28 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin Frensis Mançka, 41 vjeç, banues në Itali, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka kundërshtuar me forcë një punonjës policie, gjatë kryerjes së detyrës.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

20 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Babrru, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin  60 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

30 vjeç, banues në Kamëz, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

, 52 vjeç, banues ne Tiranë, pasi në Rrugën e Dibrës, te kryqëzimi i spitaleve, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar shtetasen 54 vjeçe banuese në Patos, e cila gjatë rënies në tokë është përplasur me shtetasen34 vjeçe, banuese në Sukth. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit së bashku me bashkëshorten e tij, (pasagjere në motomjet) dhe dy shtetaset e mësipërme të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!