Arrestohen 5 taksistë, transportonin sirianë drejt Malit të Zi

schedule13:01 - 27 Mars, 2018

schedule 13:01 - 27 Mars, 2018

Pesë taksisë të liçensuar u kapën dhe u arrestuan, ndërsa ishin duke transportuar 23 shtetas sirianë. Në secilën makinë u gjetën nga pesë shtetas të huaj, të cilët kishin hipur në Tiranë. Të arrestuar janë  janë  Rolando Shtufi, 44 vjeç, Haxhi Murati, 57 vjeç,  Atli Truplja , 51 vjeç, Leonard Dema, 49 vjeç,  Kastriot Selamaj, 55 vjeç, të gjithë nga Tirana.

Këta shtetas në afërsi të Urës së Bahçallëkut u kapën dhe u arrestuan, pasi në  bashkëpunim dhe të organizuar me njëri-tjetrin dhe me mjetet e tyre të cilët janë të një firme që ofron shërbim “Taxi”  në Tiranë po transportonin 23 sirianë për në Mal të Zi, me destinacion Austrinë.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Tentojnë të kalojnë shtetas të huaj jashtë kufirit të Shqipërisë,  arrestohen në flagrancë 5 shtetas.

Nga Specialistët e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme  në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Rolando Shtufi, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij  me targë AC844T, po transportonte 5 shetas të huaj Sirian.

Haxhi Murati, 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili me mjetin e tij me targë AC855T, po transportonte 5 shtetas të huaj Sirian.

Atli Truplja , 51 vjeç, banues në Tiranë, i cili me mjetin e tij me targë AC856T, po transportonte 5 shtetas të huaj Sirian.

Leonard Dema, 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij  me targë AC599T, po transportonte 4 shtetas të huaj Sirian.

Kastriot Selamaj, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij me targë AB150T, po transportonte 4 shtetas të huaj Sirian.

Këto shtetas në afërsi të Urës së Bahçallëkut u kapën dhe u arrestuan, pasi në  bashkëpunim dhe të organizuar me njëri-tjetrin dhe me mjetet e tyre të cilët janë të një firme që ofron shërbim “Taxi”  në Tiranë po transportonin 23 shtetas  të huaj Sirian për në Mal të Zi, me destinacion final  Austrinë.

Materialet i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur, për veprën penale  “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”,  e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 298/3  të Kodit Penal. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!