Pesë persona të komunitetit serb janë arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës. Arrestimet ndodhën në disa lokacione të rajonit të Gjilanit, pas hetimeve të zhvilluara me urdhër të gjykatës. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës.
Të arrestuarit dyshohet se janë përfshirë në veprimtari kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Më konkretisht mediat shkruajnë se ata janë përfshirë në aktivitete kriminale që kanë të bëjnë me presionet kundër pjestarëve serbe të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Prej disa ditësh, kjo çështje ishte bërë problem në radhët e FSK-së, pasi anëtarë të shumtë nga komuniteti serb kishin paraqitur kërkesa për largim nga detyra./abcnews.al