Arrestohen 5 persona dhe procedohen penalisht 3 të tjerë në Tiranë

schedule08:37 - 13 Mars, 2021

schedule 08:37 - 13 Mars, 2021

Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre të tjera janë proceduar penalisht.

Uniformat blu bënë arrestimin e shtetasit M. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka” gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar kanabisi.

Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit B. G., 25 vjeç, D. T., 20 vjeç dhe S. B., 26 vjeç, të cilët sipas policisë pranishëm në vendin ku u konstatua 20-vjeçari.

Gjithashtu nga policia u arrestuan pasi u kapën pa leje drejtimi,  D. Q., 21 vjeç dhe F. H., 31 vjeç, ndërsa shtetasi R. S., ra në prangat e policisë pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.57 mg/l dhe për pasojë ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin G. V.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri në mjetin me drejtues G. V., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, si dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H., 20 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka” gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë të dyshuar kanabisi. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit” shtetasit B. G., 25 vjeç, D. T., 20 vjeç dhe S. B., 26 vjeç, të pranishëm në vendin ku u konstatua shtetasi M. H.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

  1. D. Q., 21 vjeç dhe F. H., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse ;
  2. R. S., pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.57 mg/l ka përplasur mjetin me drejtues shtetasin G. V. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri në mjetin me drejtues G. V., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ;
  3. V. K., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.44 mg/l.
  • Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e  shtetasve A. H., 55 vjeç dhe A. S., 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”,  kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit. Punohet për kapjen e shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!