Arrestohen 3 persona në Vlorë, policia jep detajet

schedule17:36 - 30 Qershor, 2020

schedule 17:36 - 30 Qershor, 2020

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, të akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike.

Blutë njoftojnë se si rezultat i kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak të Vlorës janë evidentuar dy raste të tentativës për kultivim dhe janë asgjësuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në prangat e policisë kanë rënë: G. L., 29 vjeç, banues në Orikum dhe F. N., 37 vjeç, banues në fshatin Kotë, autorë të tentativës për kultivim në fshatin Sevaster. A. A., 50 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, autor i tentativës për kultivim në këtë fshat.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Policia e Vlorës ka evidentuar dhe goditur dy raste të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Si rezultat i kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në fshatrat Sevaster dhe Dushkarak të Vlorës janë evidentuar dy raste të tentativës për kultivim dhe janë asgjësuar disa fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Policia ka arrestuar në flagrancë autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme:

-G. L., 29 vjeç, banues në Orikum dhe F. N., 37 vjeç, banues në fshatin Kotë, autorë të tentativës për kultivim në fshatin Sevaster.

-A. A., 50 vjeç, banues në fshatin Dushkarak, autor i tentativës për kultivim në këtë fshat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

/abcnews.al