Arrestohen 3 persona në Durrës, policia jep detajet

schedule10:06 - 11 Korrik, 2020

schedule 10:06 - 11 Korrik, 2020

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Mësohet se në fshatin Likmetaj janë konstatuar të kultivuara disa fidanë kanabis.

Për pasojë u arrestuan në flagrancë 2 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike shtetasit Gj.P., 20 vjeç, dhe S.Gj., 18 vjeç, banues në Krujë.

Po ashtu blutë njoftojnë se kanë vënë në pranga një 36 vjeçar, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Arrestohen  në flagrancë 3 shtetas, procedohet penalisht një 30-vjeçar, për veprën penale “Organizmi i lotarive të palejuara”, si dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim

Shërbimet e Policisë Manëz, në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit me  qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar se në pyllin e fshatit Likmetaj, të kultivuara disa fidanë kanabis. Në vijim të veprimeve të para hetimore  u arrestuan në flagrancë 2 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike shtetasit Gj.P., 20 vjeç, dhe S.Gj., 18 vjeç, banues në Krujë.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh në bashkëpunim me Task Forcën, gjatë kontrollit të ushtruar ndaj subjekteve të cilat nuk respektojnë masat e mara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, proceduan penalisht shtetasin  A.Zh., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, u konstatua se ushtronte aktivitetin e lojrave të fatit, (poker), pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu nga ana e ISHP-së, u vendos masë administrative 1 milion lekë të vjetra.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, arrestuan në flagrancë shtetasin E.L., 36 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas më datë 10.07.2020, u arrestua në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke vjedhur biçikletën e shtetases R.B., gjithashtu dyshohet se është autor i disa vjedhje të biçikletave në muajt e fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht të shtetasve: V.C., M.H., V.S., Y.Sh., M.B., dhe K.Ç.

Gjithashtu u ndalua shtetasi  K.Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

/abcnews.al