Arrestohen 25 palestinezë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

schedule14:56 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 14:56 - 28 Dhjetor, 2023

Të paktën 25 palestinezë në Bregun Perëndimor , përfshirë ish të burgosur, u arrestuan nga forcat izraelite të mërkurën në mbrëmje dhe të enjten në mëngjes, sipas një deklarate të publikuar nga Shoqata e të Burgosurve Palestinez.

Arrestimet u kryen në disa rrethe, duke përfshirë Ramallah, Hebron, Jericho, Tulkarm, Nablus, Jenin, Tubas dhe Qalqilya.

“Numri i përgjithshëm i të arrestuarve që nga 7 tetori ka shkuar në 4820. Ky numër përfshin të arrestuarit në shtëpitë e tyre, pikat e kontrollit ushtarak, ata që u detyruan të dorëzoheshin dhe ata që u morën si pengje,” thuhet në deklaratë.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se kishin nisur një operacion të rëndësishëm sigurie në Bregun Perëndimor që synonte çmontimin e “rrjeteve të financimit të Hamasit”.

Ushtria tha se operacioni rezultoi në arrestimin e 21 individëve të dyshuar se kishin lidhje financiare me Hamasin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!