Arrestohen 16 serbë në Kosovë/ Sveçla: Synonin mbledhjen e informacioneve

schedule19:20 - 6 Prill, 2025

schedule 19:20 - 6 Prill, 2025

Policia e Kosovës ka arrestuar këtë fundjavë 16 shtetas Serb në  Gjakovë dhe Prizren ku mes tyre sipas asaj që deklaroi ministri I brendshëm Xhelal Zveçla ka edhe Oficerë Aktiv në Shërbimet e Sigurisë së Serbisë.

Zveçla shkroi në Facebook se 4 shtetas Serb u arrestuan në Gjakovë ndërsa 12 të tjerë në Prizren. Ministi I Brendshëm tha se këtyre individëve iu gjetën harta, fotografi të terroristëve serbë të vrarë në Bansjkë, dy thika, një sopatë dhe një dritë portative.

Xhelas Svecla shkroi se shtetasit Serb të Arrestuar kishin për qëllim mbledhjen e informacioneve dhe dëshmive në lidhje sulmin terrorist të Banjskës ku mberi I vrarë efektivi I policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Sipas Ministrit të Brendshëm të Kosovës , shtetasit Serb të arrestuar përgjatë fundjavës kishin lidhje me terroristët që organizuan sulmin e Banjskës duke përshfshirë këtu edhe Milan Radojcic.

Njoftimi I Xhelal Svecles erdhi pasi mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku Kryeministri Albin Kurti akuzoi Beogradin se po ndërhyn në ceshtjet e brenshme të Kosovës dhe nuk po lejon formimin e qeverisë së re atje. Kurti pretendoi se Serbia iu ka bërë presion deputetëve të minoriteteve që të mos bëjnë koalicion me të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!