Arrestimi në Ankara i profesorit nga Cërriku, nëna kërkon ndihmë

schedule13:35 - 6 Dhjetor, 2017

schedule 13:35 - 6 Dhjetor, 2017

Familja Debrova me banim në lagjen “5 maji” në Cërrik është duke përjetuar një shok të vërtetë. Djali i saj, Mariglen Debrova, ka dy javë që është arrestuar nga autoritetet turke në Ankara. 

 Ajo po qan për djalin e saj, tashmë në qelitë e Ankarasë. Prej dy javësh ka humbur kontaktet dhe shkoi te Medreseja Cërrik, për të mësuar diçka më tepër. Aty i thanë se i biri Marigleni është arrestuar.

 Nëna e 32 vjeçarit tregon se djali ka mbaruar studimet në Egjipt ku ka qëndruar për 4 vjet. Prej 2 vitesh banonte në Turqi me bashkëshorten turke Ecyra, me të cilën kanë një vajzë 2 vjeçe, Evra. Prej disa kohësh bashkëshorten ia kishin hequr nga puna. Sipas saj djali nuk i kishte paraqitur asnjë shqetësim. Madje flisnin krejt normalisht në Skype.

 Nëna e Mariglenit kërkon ndihmë. Dikush i ka shkuar në familje dhe i ka kërkuar 7 mijë Euro për ta ndihmuar për të nxjerrë djalin nga burgu. Por e moshuara thotë se nuk ka të holla, se jeton vetëm me bashkëshortin dhe se e vetmja mundësi është të shesë shtëpinë e të mbetet në mes të katër rrugëve.

Mbesa e saj Evra jeton me gjyshërit turq, por komunikimi me ata është i pamundur. Mendohet se arrestimi mund të ketë prapavijë politike dhe Mariglen Dëbrova dhe bashkëshortja e tij janë arrestuar si Gylenistë./abcnews.al

 

https://youtu.be/5_Ypv0AsT50

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!