Arrestimi i vrasësit të dyshuar të Kastratit, Hoxha në ABC: Ajo zonë duhet të paralizohet

schedule13:58 - 22 Mars, 2021

schedule 13:58 - 22 Mars, 2021

Gazetari Artan Hoxha foli në studion e “ABC” për arrestimin e Albert Zajës, i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier.

37-vjeçari u arrestua në banesën e tij në fshatin Larushk, Nikël.

Gjatë bisedës në studio me gazetaren Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se gjatë arrestimit të tij nuk ka pasur shkëmbime zjarri, ndërsa tregoi se në momentin e lokalizimit të tij nga RENEA ai është munduar të fshehë armën me synimin për të mos i rënduar një tjetër akuzë.

Lexo edhe: E kishte pistoletën gati: Si u rrethua dhe u kap në shtëpi vrasësi i Kastratit, policia qëlloi

 “Në arrestimin e Albert Zajës nuk kanë pasur shkëmbim zjarri. RENEA pasi ka marrë informacion kanë bërë lokalizimin e tij dhe e kanë mbyllur në rrethim, mesa duket kur nuk ka parë rrugë tjetër ka fshehur armën që të mos merrte dhe një tjetër akuzë.

Në këtë zonë e konsideruar si “trekëndëshi i Bermudes”, ku po fus Fushë Krujën, Durrësin, Tiranën dhe Shijakun, kjo gjë duhet të gjejë një rrugëzgjidhje. Ai ambient atje duhet të paralizohet sepse jo të gjithë qytetarët janë të rrezikshëm atje. Kujtojmë se arrestimi i vrasësit të Behar Sofisë si edhe operacioni për zbulimin e vrasjen e Krasniqit ka qenë pozitive dhe kjo duhet bërë në çdo rast sepse nëse nuk do të ndërpritet ky zinxhir vrasjesh, ne do të mbledhim kufomat”, tha më tej Hoxha.

Hoxha gjithashtu theksoi se për atentatin e fundit në Durrës ende nuk ka filmime, por skema sipas tij është e njëjtë.

“Unë mbi precedentët dua të ngre historinë. Nga precedentët deri tani kemi parë që vrasësit më rezultatit janë elementë që i kanë kaluar një nga një hapat e krimit. Shohim se këto grupe kriminale kanë pasuri  të mëdha materiale. Në këto raste e kanë shumë kollaj të rekrutojnë pjesëtarë që vijnë nga forca speciale të policisë.

Në disa ngjarje kemi parë efektive apo ish-efektive të përfshirë. Sa më shumë fuqizohet bota e krimit aq më shumë ngjarje do të dëgjojmë. Kemi arrestuar vrasës nga Ukraina apo deri nga Rusia kanë hyrë në vendin tonë. Pra ato që kanë para dhe në këtë mënyrë sjellin vrasës të sofistifikuar”,shtoi më tej Hoxha.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!