Arrestimi i Veliajt/ Metaj: Meritën për Reformën në Drejtësi e ka PS. Qendrimi ynë mbetet i njëjtë

schedule13:41 - 13 Shkurt, 2025

schedule 13:41 - 13 Shkurt, 2025

Një tjetër çështje që komentoi deputeti socialist, Ilir Metaj në “News Line” është dhe qendrimi i Partisë Socialiste për arrestimin e kryebashkiut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai tha se meritën për Reformën në Drejtësi e ka Partia Socialiste dhe qendrimi i saj mbetet i njëjtë.

Sipas deputetit, Shqipëria është e lodhur me drejtësinë e njëanshme dhe tani drejtësia e re ka mbështetjen e mazhorancës.

Qendrimi ynë i mazhorancës dhe PS është që reforma në drejtësi është një nga reformat më të rëndësishme në shtetit shqiptare. Edhe meritën për këtë e ka PS që të ketë një drejtësi që t’i afrohet standardeve europiane. I njëjti qendrim është dhe tani, po patjetër theksojmë akoma më shumë.

Ne i kemi dhënë mbështetje Reformës në Drejtësi dhe do të vazhdojmë. Shqipëria është lodhur tani me drejtësinë që me dikë është më e drejtë, ndërsa me dikë pak më e drejtë. Prandaj duam këtë drejtësi, që ka mbështetjen dhe nga mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama”, u shpreh Metaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!