Avokatja Margarita Kola në emisionin “360 Gradë” foli për arrestimin e Erion Veliajt.
Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se SPAK ka vepruar në mënyrë korrekte duke respektuar të gjitha procedurat.
“Reagimi është një sulm i hapur ndaj prokurorisë, e citon fare hapur. I drejtohet hapur prokurorit dhe shkon edhe tek emri i Altin Dumanit. Nuk ka dalë nga modeli i të gjithë politikanëve tanë. SPAK ishte korrekt, u respektua procedura, i është komunikuar masa siç e ka procedura, e njëjta gjë u bë edhe me bashkëshorten e tij. Nuk mendoj se rasti i Veliajt është trajtuar më butë, sepse është marrë nga puna, është parë nga mediat”, tha ajo.
/abcnews.al/