Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i Ramadan Zotos/ Policia reagim zyrtar, në pranga edhe shoku i tij

schedule14:03 - 22 Gusht, 2025

schedule 14:03 - 22 Gusht, 2025

KORÇË- Policia e Vlorës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aksionin, ku u vu në pranga i shumëkërkuari i drejtësisë Ramadan Zoto.

Ai ishte shpallur në kërkim për plagosje të dyfishtë, ngjarje kjo e ndodhur në korrik në qytetin e Sarandës.

Ai u arrestua në qytetin e Korçës teksa ishte nën shoqërinë e Ardian Ismailaj.

Edhe ky i fundit është arrestuar nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Sakaq, Zoto dhe Ismailaj rezultojnë miq mes tyre pasi kanë qenë  së bashku në burg  në Greqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ismailajt në Fier, Polici gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh dhe sendesh të tjera, konkretisht: 3 armë zjarri pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, një armë zjarri automatik, një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Ramadan Zoto i njohur si “Dane”, plagosi me pistoletë Gëzim Hajdaraj 33 vjeç dhe Ernest Lama 25 vjeç, të dy nga Kamza, pas një konflikti të mbartur.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Stuhia”, nga strukturat e hetimit të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Vihet në pranga 43-vjeçari  Ramadan Zoto i shpallur në kërkim, pas lokalizimit në Korçë, i cili, në muajin korrik, në Sarandë, tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetas, në një lokal.

43-vjeçari, në momentin e ndalimit,  ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole, gati për qitje.

Në pranga edhe një shtetas që e strehonte në qytetin e Fierit dhe e ndihmonte t’i shmangej Policisë, i shpallur më herët për armëmbajtje pa leje,  po në kuadër të këtij operacioni.

Sekuestrohen gjatë operacionit gjithsej 5 armë zjarri (4 pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, dhe 1 automatik), një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Në vijim të veprimeve operacionale bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në lagjen nr. 3, Sarandë, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbetën të plagosur me armë zjarri 2 shtetas, shërbimet e DVP Vlorë, konkretisht strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

  • Ramadan Zoto banues në Sarandë, ndaj të cilit, me vendimin e datës 24.07.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit, në qytetin e Korçës, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole, gati për qitje.

Gjithashtu, gjatë operacionit u vu në pranga edhe shtetasi Ardian Ismailaj , 50 vjeç, banues në Fier, i cili fshihte dhe strehonte Ramadan Zoto

50-vjeçari ishte shpallur më herët në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”, pasi falë informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe punës së strukturave të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, në vijim të veprimeve operacionale për finalizimin e këtij operacioni, u ushtrua kontroll konkretisht në banesën e shtetasit Ardian Ismailaj., në qytetin e Fierit, ku dyshohej se fshihej shtetasi i kërkuar Ramadan Zoto.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh dhe sendesh të tjera, konkretisht: 3 armë zjarri pistoleta, të gjitha me karikator me fishekë, një armë zjarri automatik, një pjesë mekanizmi për silenciator, një dylbi për përdorim në kushte të errësirës, një dron dhe rreth 600 fishekë luftarakë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!