Arrestimi i policit që shiste drogë në Sarandë, zv ministri i Brendshëm: Të vendosur për ta rritur në një tjetër nivel sundimin e shtetit

schedule14:36 - 21 Gusht, 2023

schedule 14:36 - 21 Gusht, 2023

Zv ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reaguar pas arrestimi të policit në AMP, në Sarandë i cili shpërndante drogë në një lokal që kishte marrë me qira në Sarandë.

Ai thekson se procesi i vetëpastrimit në radhët e policisë, ka hyrë në një fazë të re, pa kthim pas.

Gjithashtu ai shprehet se punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare apo dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm do të vijojnë të përballen, pa dallim dhe #zero kompromis me ashpërsinë e ligjit dhe vendosmërinë e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për ta rritur në një tjetër nivel sundimin e shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Reagimi i plotë:

Vijon procesi i vetë-pastrimit në Policisë së Shtetit.

Rasti më i fundit i arrestimit dhe vendosjes përpara përgjegjësisë penale të një oficeri të Policisë së Shtetit në Sarandë, i dyshuar për veprimtarinë e paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, krahas operacionit të pak ditëve më parë në Durrës, janë vetëm 2 prej 14 rasteve të paligjshmërisë dhe njollës së turpit të evidentuara në tre javët e fundit nga një proces vetëpastrimi i radhëve të Policisë, i cili ka hyrë në një fazë të re, pa kthim pas!

Punonjës të nivelit të parë drejtues apo zbatues, të dyshuar për shpërdorim detyre, korrupsion, vepra penale në fushën e narkotikëve, veprime arbitrare apo dhe çdo veprim tjetër të paligjshëm do të vijojnë të përballen, pa dallim dhe #zero kompromis me ashpërsinë e ligjit dhe vendosmërinë e qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme për ta rritur në një tjetër nivel sundimin e shtetit të së drejtës dhe besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.

Forcimi i bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese në këtë drejtim është kritike, rritja e besimit dhe bashkëpunimi me qytetarët shqiptarë është busulla jonë orientuese për një Shqipëri më të sigurt dhe të qetë falë punës dhe përkushtimit të gardianëve të ndershëm dhe profesionistë ligjit.

Falenderojmë të gjithë ata qytetarë të cilët kanë raportuar apo ndarë me ne ankesat e tyre për veprime të dyshuara të paligjshme apo që bien ndesh me Kodin Etik në Policinë e Shtetit. Ndonëse ky muaj nuk ka përfunduar akoma, rezultatet e mësipërme domethënëse si dhe shume raste të tjera të punonjësve të policisë të përjashtuar për shkelje të normave etike nuk do të ishin arritur pa besimin dhe bashkëpunimin e publikut.

Ministria e Brendshme inkurajon të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të mbështesin punën tonë, Policia e Shtetit dhe Agjencia e Mbikeqyrjes Policore (? 0800 90 90). Besimi dhe angazhimi juaj përmes raportimit dhe denoncimit të çdo dyshimi për shkelje të ligjit apo etikës, janë garancia më e mirë për zbatimin e ligjit dhe forcimin e rendit dhe sigurisë publike në vendin tonë.

Faleminderit

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!