Arrestimi i mjekut te Trauma, Shoqata e Anestezistëve: Pamje të tilla s’i kemi parë as kur janë arrestuar kriminelë

schedule16:34 - 24 Shtator, 2022

schedule 16:34 - 24 Shtator, 2022

Policia e Tiranës dhe agjentët specialë u investuan në arrestimin e një mjeku në Spitalin e Traumës, i cili akuzohet se u merrte ryshfet pacientëve. Pas ankesave të qytetarëve se në Spitalin e Traumës ishte një mjek i cili ju kërkonte ryshfet gjatë shtrimit, policia infiltroi një agjent i cili u shtir si pacient, dhe në momentin që i ofroi 20 mijë lekë, u bë arrestimi në flagrancë i mjekut F.M, i cili tashmë ndodhet i shoqëruar në ambientet e policisë.

Pas arrestimit të mjekut F.M Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë bërë një reagim, duke thënë se çdokush që shkel ligjin do duhet të dënohet, por thotë se pamje të atij operacionit nuk kanë qenë aspak të drejta. Në reagimin e tyre, kjo shoqatë thotë se nuk e kemi parë në operacion të tillë as në momentet e kapjes së një krimineli të madh,  për rrjedhojë e konsiderojnë të gabuar, duke theksuar se mjeku do ishte paraqitur vetë me një fletëthirrje në organet kompetentë.

“Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë po ndjek me shumë vëmendje rastin e ndalimit të kolegut tonë anestezist në Spitalin e Traumës, F.M. Ndërkohë që mbështesim çdo veprim të organeve ligjzbatuese për hetimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje të kryer nga kushdo gjatë ushtrimit te detyrës, shprehim shqetësimin tonë për mënyrën denigruese të ndalimit të mjekut. Pamje të tilla, të bëra publike, ku mjeku me uniformë shoqërohet nga policë të maskuar nuk i shërbejnë askujt që kërkon me të vërtetë përmirësimin e shërbimit shëndetësor në vend. Vlen të kujtojmë se operacione të tilla, të organizuara me kaq bujë mediatike, nuk i kemi parë as në rastet e ndalimit të kriminelëve të rrezikshëm apo zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion të përmasave të mëdha! Jemi të sigurt që kolegu mjek do të ishte paraqitur pranë organeve përkatëse edhe me një fletëthirrje të thjeshtë. Të mos harrojmë as vijën shumë të hollë që ndan simulimin gjatë hetimit dhe provokimin, gjë që ata që organizojnë operacione të tilla e dinë shumë mirë. Urojmë që kolegu të provojë pastërtinë e figurës së tij, nëpërmjet një procesi të drejtë ligjor”, thuhet në reagimin e tyre.

/abcnews.al/