Arrestimi i mjekëve në Shkodër, kolegët dalin në mbrojtje të tyre

schedule14:04 - 20 Shtator, 2018

schedule 14:04 - 20 Shtator, 2018

Një ditë pas arrestimit të mjekëve, kolegët nga spitali i Shkodrës dolën më një deklaratë për shtyp. Ata dolën në mbrojtje të të akuzuarve dhe i kërkojnë prokurorisë të rishikojë masat e sigurisë.

Mjekët e spitalit të Shkodrës dolën në mbrojtje të kolegëve të tyre, të cilët u arrestuan për korrupsion me tendera. Përmes një deklarate ata e cilësojnë ngjarjen një akt të paprecedentë të ndodhur ndonjëherë në historinë e këtij spitali. Bluzat e bardha i kërkojnë prokurorisë së Shkodrës të rishikojë masat e sigurisë dhe akuzat ndaj tyre.

Mbrëmjen e së mërkurës nëntë urdhër arreste u lëshuan nga prokuroria e Shkodrës për drejtues, mjekë, infermierë e punonjës të spitalit rajonal të qytetit. Policia vuri në pranga mjekët Përparim Çela e Luan Dragusha dhe infermierin Renato Kepi. Në arrest shtëpie punonjësit Amanda Matlija, Juliana Zhuri e Albana Mehmetaj dhe farmacistja Karmen Kaculi. Janë shpallur në kërkim mjekët Edi Smajli dhe Dhurata Uruçi.

Të gjithë akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë porositur e prokuruar pas miratimit të Ministrisë së Shëndetësisë, ilaçe dhe materiale mjekësore për kabinetin e hemodinamikës, në një sasi jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti të spitalit rajonal të Shkodrës. Vlera e materialeve të porositura për vitin 2016-2017 shkon në shifrën mbi 570 milionë lekë. Për të gjithë mjekët e spitalit të Shkodrës përveç masës së arrestit me burg, prokuroria kërkon edhe “pezullimni i ushtrimit të detyrës”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!