Arrestimi i Metës/ Gazetari jep detajet nga dosja: Paratë kalonin nëpërmjet Ismailajt, ndikimi që ka pasur Kryemadhi si deputete në 2014

schedule19:31 - 21 Tetor, 2024

schedule 19:31 - 21 Tetor, 2024

Pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, gazetari Ermal Vija ka dhënë detaje nga dosja CEZ-DIA. I ftuar në “Edicionin Qendror”, ai ka thënë se shumat e parave kalonin nëpërmjet Kastriot Ismailajt dhe më pas te Meta dhe Kryemadhi.

Sipas gazetarit, moment tjetër që ndalon SPAK është dhe ndikimi që ka pasur Kryemadhi në cilësinë e deputetes së Kuvendit kjo në vitin 2014.

Vija thekson se çifti Meta-Kryemadhi nuk e kanë deklaruar qënësinë e dy kartave të debitit për tërheqjen e vlerave monetare për të kryer blerje pa limit.

“Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, bëhet me dije se dosja CEZ-DIA, është kryesorja sa i takon hetimit të Presidentit Meta, ku është provuar thotë Prokuroria e Posaçme se Kastriot Ismailaj, që rezulton i dënuar me 11 vite burg, të jetë personi që t’i ketë ofruar dhe marrë para nga Ilir Meta në kohë të ndryshme dhe në situata të ndryshme. Nuk thuhet ende se cila është shifra që Ismailaj i ka dhënë Ilir Metës, pasi prokuroria thotë që ai është zgjedhur qëllimisht nga Meta për të marrë postin e administratorit të kompanisë DIA. Një kompani e cila u zgjodh në atë kohë për mbledhur borxhet e CEZ, por rezultoi që mbledhja e borxheve ishte fiktive dhe shumat e parave i kalonin nëpërmjet Kastriot Ismailjat, dhe më pas Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.

Një moment tjetër që ndalon SPAK është dhe ndikimi që ka pasur Monika Kryemadhi në cilësinë e deputetes së Kuvendit kjo në vitin 2014, por dhe Ilir Meta në ndikimin që kanë patur në lidhjen e një kontrate interkonjeksioni, mes një kompanie të fibrave optike dhe një kompanie celulare. Pikërisht, administratorët e kompanisë që iu ka ardhur në ndihmë, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta për lidhjen e kësaj kontrate iu kanë vendosur në dispozicion dy karta bankare për të kryer blerje pa limit. Gjë të cilën çifti Meta-Kryemadhi nuk e kanë deklaruar qënësinë e këtyre dy kartave të debitit për tërheqjen e vlerave monetare”, u shpreh gazetari./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!