Arrestimi i Metës/Bozheku: Mund ta konsiderojmë “peshku i madh”. Llabani: Telefoni i gjetur në shtëpinë e nënës së Kryemadhit ishte gurthemeli për SPAK

schedule21:24 - 21 Tetor, 2024

schedule 21:24 - 21 Tetor, 2024

“Ilir Metën mund ta konsiderojmë sot me plot gojë ‘peshkun e madh’”, ka deklaruar në emisionin “360 Gradë” avokatja Enida Bozheku.

Ndërsa, gazetarja Anduena Llabani e ka konsideruar gurthemelin për SPAK, telefonin e gjendur në shtëpinë e nënës së Monika Kryemadhit, përmes të cilit janë provuar faktet e reja deri në arrestimin e Ilir Metës.

“Ajo që më bëri sot përshtypje ishte që në njoftimin për shtyp të SPAK, i cili sqaronte akuzat e ngritura, ndaj zotit Meta falenderohej SHBA, Italia, Austria, San Marino, Qipro, tregon që SPAK që përpara se të shkonte te arrestimi, falë provave e ardhura nga jashtë, por dhe faktet e tjera që janë provuar nga komunikimet që janë marrë nga telefoni i gjendur në banesën e Fatime Kryemadhi, SPAK ka arritur të zbatojë fashikujt e dosjeve dhe të dalë në një përfundim.

Ky telefon ka qene një gurthemeli për SPAK. Sepse në datën 15 prill të këtij viti ne kemi shpërthimin e zotit Meta ndaj SPAK. Është pikërisht përkon me kohën kur SPAK thirri Monika Kryemadhin, nënën për të dëshmuar në SPAK. Deklaratat e tij ishin shumë të ashpra. Po ta lexosh nëpër fjalë, zoti Meta paralajmëron arrestimin e tij”, tha Llabani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!