Me dokumenta dhe fakte, zëvendëskryeminsitri Erjon Braçe ka denoncuar prokurorin Arjan Ndoji se ka gënjyer dhe mashtruar dje gjykatën gjatës seancës kur u dha masa për drejtorin e Kadastrës Liridon Pula. Braçe ka hedhur poshtë akuzat ndaj kreut të kadastrës.
“Një prokuror ka ngritur akuzë ndaj punonjësit të Kadastrës. Është detyra ime që të gjej arsyet.
Çfarë është ky proces dhe kjo akuzë. Nuk është ajo që ka deklaruar në publik prokurori, nuk është ajo që kanë raportuar në mirëbesim të prokurorit disa media, nuk ka lidhje me ish drejtorin e Aluzinit që është në arrati sot nuk ka lidhje me grabitje e tjetërsim pronash.
Është një tjetër. Kompania Lura shpk ka ndërtuar me çdo leje të mundshme kompleksin “Lura 3” ka aplikuar për të regjistruar sipas ligjit çdo leje dhe i është shërbyer konform ligjit,
Është shërbyer konform ligjit dhe në këtë rast.
Kjo është çështja nuk ka lidhje as me grabitje tokash në Gjirin e Lalzit e legalizimesh.
Askush nga palët nuk janë ankuar apo kallëzuar për procedurën e ndjekur në zyrën e shtetit. As investitorit, as ndërtuesit nuk i është shkaktuar ndonjë dëm.
Po kush ka kallëzuar?
Një njeri anonim, as investitor, as ndërtues, as pronari i truallit, të gjithë të padëmtuar po ka kallazuar një anonim pa lidhje
Kallëzimi i është drejtuar këtij prokurori. Prokurori ia fshehu dje gjykatës.
Ky është kallëzimi drejtuar Arjan Ndojit. Janë 5 faqe, në asnjë rresht të tijinjn kallzuesi nuk përmend drejtorin e ASHK në Durrës, në asnjë rresht akuzon drejtorin e ASHK në Durrës.
Ky prokuror ka marrë kallëzim nga një anomim, por njohës i AKSH, pra procedimi penal ka nisur është regjistruar dhe drejtori ASH K nuk përmendet nuk akuzohet e kallëzohet gjëkundi janë të tjerë që përmenden. Ky fak iu fsheh dje gjykatës. Prokurori mashtroi gjykatën kur tha se kontrata e sipërmarrjes janë me përqindje, duke synuar të mbështesë akuzat për tjetërsim. Unë kam të gjitha kontartat e depozituata në ASHK”.
Reagimin e Braçes e ka shpërndarë edhe kryeministri Rama në Facebook duke e cilësuar se prokuroria e Durrësit është duke punuar në shërbim të një grupi kriminal.
“Prokurori i Durrësit që shantazhoi për hesap të një organizate kriminale zyrtarin e shtetit dhe më pas kërkoi burgosjen e tij, është mishërimi tipik i llumit të sistemit të drejtësisë, që nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë pastrimit nga sistemi! Ky llum po kryen akte kriminale padrejtësie, me moton “Do ikim që do ikim, të kapim ç’të kapim!”?
Por dardha e ka bishtin mbrapa dhe çdo padrejtësi e bërë sot nga ata që nuk kalojnë dot Vetingun, do të ndëshkohet nesër, mu ashtu siç e kemi thënë qysh në nisje të reformës, siç shkruhet edhe në kërkesën e Bundestagut gjerman dhe siç do të kërkohet nga BE-ja në rrugën e negociatave për anëtarësim?
Drejtësia e munguar e 30 vjetëve, po vjen dalëngadalë dhe s’do të kursejë askënd”, shkruan Rama. /abcnews.al