Policia ka dhënë detaje për arrestimin e Ibrahim Licit në Turqi, i shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës. Strukturat vendore të policisë Shkodër kanë siguruar informacion se Lici fshihej në Turqi dhe më pas kanë bashkëpunuar ngushte me autoritetet policore atje për të bërë të mundur kapjen e tij.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale, ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve, policia turke ka finalizuar operacionin policor të koduar “Jehona”, gjatë të cilit është kapur dhe vënë në pranga i shumëkërkuari.
Gjykata e Shkodrës, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shperthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë Endri Mustafën.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e të shumëkërkuarit, drejt Shqipërisë. /abcnews.al