Arrestimi i gjyqtares, Hoxha: Mesazh i qartë, u prangos nga ish-skuadra e OFL

schedule19:45 - 11 Shkurt, 2021

schedule 19:45 - 11 Shkurt, 2021

Gazetari Artan Hoxha e ka cilësuar më shumë si një mesazh sesa goditje arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha dhe bashkëpunëtorëve të saj.

I ftuar në studion e “Radar Informativ”, Hoxha tha se ajo që ndodhi sot duhet të ishte bërë më herët, megjithatë përgëzon punën e SPAK, në këtë rast.

Gazetari thekson se aksioni i sotëm më tepër se të ndalohej një personazh i ekspozuar ishte një mesazh për sistemin e drejtësisë, ndërkohë thekson se Enkeleda Hoxha u prangos në sallën e gjyqit nga një grup oficerësh që kanë qenë pjesë e OFL.

“Duhej bërë më herët  dhe këtu pritej të shkëputej e fillit që kishte të paktën tetë vite që funksiononte në gjykatën e Krujës në lidhje me burgun e Fushë-Krujës. Të dënuarit në vend, kërkonin që të zhvendoseshin në burgun e Fushë Krujës, duke e ditur si funksiononte dhe e shfrytëzonin. Janë fakte që një pjesë e mirë e personazheve të krimit janë liruar nga burgu i Fushë-Krujës. Ata janë të dënuar të nivelit të tillë, ndodhen në burg duke u projektuar duke çarë sistemin.

Të dënuar që janë liruar në thonjëza mund ta them, ata kanë paguar kaq pak për të dalë nga burgu. Është e pabesueshme që vetëm për 12 mijë euro të marrë një risk kaq të madh kur e di cfarë presioni do të ketë ndaj saj. Kjo ishte përsëritëse e njohur brenda sistemit, e sulmuar nga media. Nuk e di cfarë e mbante akoma në detyrë. Për shumë  e folur unë mendoj se ka qenë ndonjë parapagim. Ka elementë që do i mësojmë gjatë fazës hetimore. Këtë herë përgëzoj SPAK.

SPAK ka një mal me dosje dhe vetëm 12 prokuror. Dumani, është nëndrejtor i SPAK dhe oficeri i policisë gjyqësore që punon me të Petrit Gjecaj , këta dy janë binomi që deri më tan i ka pasur më shumë guxim dhe kurajo. Në mungesë të BKH është si të lësh mbretëreshë pa ushtarët. Sot veprimi më tërhoqi vëmendjen.

Aksioni i sotëm më tepër se të ndalohej një personazh i ekspozuar ishte një mesazh për sistemin e drejtësisë. Goditja në sallën e gjyqit që është vendi i paprekshëm në sistemin e drejtësisë në të gjithë botën, është më tepër një mesazh se një goditje konkrete. Kjo më duket një mesazh i qartë që i jepet sistemi, që mos vazhdoni më. Pavarësisht ritmeve të ngadalta të vettingut. Kjo goditje që u dha sot synonte këtë mesazh. Zakonisht SPAK operon me skuadra operacionale. Këtë herë kanë përdorur një grup oficerësh. Sot mund të zgjidhnin ti kapin kudo, dhe zgjohen ti kapin aty. Skuadra e sotme ishte një grup oficerësh që kanë qenë pjesë e OFL. Një pjesë e oficerëve janë mbledhur në një strukturë që quhet Drejtoria Qendrore e Hetimit, ka qenë skuadra që kanë kryer zhvillimet sot”, tha gazetari.

Lexo edhe: SPAK/ Avokati kërkonte, sekretarja vepronte, gjyqtarja firmoste: Si funksiononte skema e korrupsionit në Krujë

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme 10 personave u arrestuan gjatë ditës së sotme pasi dyshohet se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale.

Mes të arrestuarve janë gjyqtarja Enkeleda Hoxha, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!