Arrestimi i Durim Bamit në Dubai/ Gazetari: Pasuria e tij vlerësohet miliona euro, e vështirë që të ekstradohet

schedule22:33 - 13 Qershor, 2024

schedule 22:33 - 13 Qershor, 2024

Gazetari Dritan Laci thotë se është jashtëzakonisht e vështirë që Durim Bami të ekstradohet nga Dubai në Shqipëriu, pasi nuk ka një marrëveshje mes dy vendeve.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Laci u shpreh se pasuria e Durim Bamit, vlerësohet miliona euro.

“Për mua, Durim Bami është një nga personazhet më interesantë të krimit. Një personazh i cili, ata që quhen shokët e tij, që kanë shkuar në atë botë, ky duket se i ka rezistuar çdo lloj intrige apo pasoje. Ai ka arritur që shpejt, në 10 vjeçarin e fundit, të kthehet në një personazh që shpesh ka trazuar politikën në vend, ose është përfshirë me politikanë, që pastaj, si duket, e kanë marrë në mbrojtje. Pasuria e tij vlerësohet miliona euro, i ka bërë këto vite. Duke filluar nga një keqbërës i vogël, shpejt arriti të fitonte para. Mund të arrestohet, në Dubai ka procedura, mjafton të ketë një bashkëpunim midis dy policive respektive. Arrestimi mund të bëhet, por ajo që çedon në këtë rast është ekstradimi. siç ka çeduar edhe për personazhe të tjerë. Ka një akuzë ndaj tij. Nga SPAK, ka një akuzë. Unë nuk mendoj se po lëviz ndonjë gjë në kuptimin e sktradimit, ose kemi bërë diçka më tej. Ka personazhe të tjerë që janë ndaluar përkohësisht në Dubai, personazhë shqiptarë dhe nuk janë ekstraduar, por janë atje në Dubai. Jo të gjithë personazhet janë njësoj. Është jashtëzakonisht e vështirë që ai të vijë në Shqipëri. Nuk e ekstradon SPAK. Nuk është problemi se u ndalua në Dubai, por a e ekstradojmë dot? A vjen dot apo jo në Shqipëri ky njeri? Kjo është çështje konvente midis dy vendeve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!