Arrestimi i Belerit, Bejko: Nëse është fajtor të mbajë përgjegjësi, nëse është instrument politik prishet imazhi i Shqipërisë

schedule15:43 - 12 Maj, 2023

schedule 15:43 - 12 Maj, 2023

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Roland Bejko i ftuar në ABC News këtë të premte ka komentuar arrestimin e Fredi Belerit në Himarë për shit blerje votash.

Bejko në fjalën e tij është shprehur se shpreson që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të mos jetë i përfshirë në këtë aferë korruptive për zgjedhjet, pasi një fenomen i tillë do të na kthejë 32 vite pas.

Ndër të tjera ia ka theksuar se çështja e tij është një çështje delikate pasi nëse do të dalë i pafajshëm atëherë do të kemi prishje të imazhit të Shqipërisë në BE dhe do të ketë një ndikim në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët tanë Greqinë.

“Dënoj çdo lloj tentative për blerje vote nga koalicioni Bashkë Fitojmë dhe PS-ja pasi nga PD-ja nuk mendoj se arrin deri këtu. Bota e politikës se vjetër prej 32 vitesh nuk ka si ti shpëtojë nga fenomeni i blerjes së votës. Nëse Beleri e ka kryer një gjë të tillë le të mbajë përgjegjësi, nëse do të jetë instumentim do të jetë prishje për imazhin e Shqipërisë dhe ndikim në raportin me Greqinë.

Athina ka qenë shumë korrekte në reagimin e saj. Ka pasur disa reagime, nga ana e grekëve, por nëse drejtësia do të vertetojë që ai është i implikuar në blerjen e votave ai do të dënohet njëlloj siç mund të ndodhte nëse dhe unë do të isha në vendin e tij. Në rastin konkret nëse drejtësia vërteton se ai është fajtor të marrë dënimin e merituar, nuk do të thotë që të jesh minoritar nuk mund të prekesh. Janë çështje sovraniteti dhe integriteti të çdo vendi. Nëse del se kemi instrument politik do të kthehet në bumerang, për vetë qeverinë dhe drejtësinë shqiptare dhe do të dalë qesharak.

Athina është shumë sensitive për çështjen e minoritetit në ditë zgjedhje, pasi janë vetëm disa minoritarë të përfshirë në zgjedhje, nëse del se zoti Beleri është i pafajshëm qeveria shqiptare do të ketë një raport të fortë nga BE dhe imazhi i Shqipërisë do të jetë më keq seç është tani. Do të vijojmë në narrativën 32 vjeçare që nuk bëjmë dot zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me thirrjen e Belerit para disa ditësh për helenizimin e Himarës dhe për mbrojtjen që Berisha i bëri deklaratës së tij, Bejko është shprehur se Sali Berisha është një figurë politike që bën çdo gjë për mbrojtjen e të vetëve dhe çdo gjë për të shkatërruar e ofenduar kundërshtarët.

Kandidati i PD-së për Tiranën është shprehur se Beleri e nisi keq fushatën e tij, pasi risolli në vëmendje edhe një herë nacionalizmat që për mua tashmë më duken si mbetje të shekullit të kaluar.

“Ai e nisi keq fushatën e tij, me një flamur të vorio-epirit, këto kategori më duken si mbetje të shekullit të kaluar, nuk janë më në modë qarqet nacionaliste, por janë disa organizata dhe persona që ndodhen dikur për të prishur imazhin. Kandidimi i Belerit një figurë problematike në Himarë. Një kandidim i tillë tregon se zoti Beleri është në vështirësi, dhe lidhur me të tashmen reagimi i tij nuk është fajtor për shkak se e shkuara e tij është me vepra të ndryshme për këto debate etnike”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!