Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimi i aktivistëve të PSD/ Demolli: Do ta vazhdojmë protestën, Trendafilova nuk është e mirëpritur në Kosovë

schedule16:25 - 29 Nëntor, 2023

schedule 16:25 - 29 Nëntor, 2023

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatësja Ekaterina Trendafilova, është pritur me protesta këtë të mërkurë në Kosovë. Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një protestë, e cila është shoqëruar me tensione dhe është përdorur edhe gaz lotsjellës. Si pasojë, janë arrestuar disa aktivistë të PSD, mes të cilëve është edhe kreu i partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, Donjeta Demolli, anëtarja e kryesisë së PSD-së, ka treguar se aktivistët ndodhen ende të polici dhe protesta do të vazhdojë.

Ajo i bëri thirrje Trendafilovës që ta rishqyrtoj qasjen e saj dhe të merret me padrejtësitë që po bëhen në Gjykatën Speciale, të cilën ajo drejton

Dardani dhe gjashtë aktivist të tjerë janë ende duke e mbajtur nga policia. Disa prej nesh kanë shkuar të interesohen rreth detajeve të tyre, por deri më tani nuk kemi detaje të tjera për arrestimin apo lirimin e tyre.

Ne sot protestën e organizuam për të kundërshtuar takimin propagandistues të kryetares së dhomave të specializuara, e cila ishte këtu vetëm për të tentuar që ta legjitimojë, për të tentuar që të hedh hi në veprimtarinë e Gjykatës Speciale, e cila për ne është e padrejtë, është problematike. Gjykata Speciale është tërësisht jo transparente. Rreth 70% e seancave janë të mbylluara, ka harxhim shumë të madh parash për të mbuluar pagat dhe prokurorët janë duke bërë padrejtësi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne i bëm të ditur Trendafilovës që nuk është e mirëseardhur.

Edhe një herë i bëj thirrje zonjës Trendafilova, ta rishqyrtoj qasjen e saj dhe të merren me padrejtësitë që po bëhen në Gjykatën në të cilën ajo drejton dhe të mos vijë në Kosovë që të mbulojë turpin që kjo gjykatë është duke shkaktuar. Ne do të vazhdojmë aksionet dhe protestën në kundërshtim të kësaj gjykate, sa herë ata po mundohen të ligjitimojnë një padrejtësi që është duke bërë”, tha Demolli./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!