Arrestimi i 3 shkencëtarëve rusë/ Demiraj: Nëse SHBA ka marrë specifikat e Kinzhal, sistemet raketore do jenë më të suksesshme

schedule20:59 - 18 Maj, 2023

schedule 20:59 - 18 Maj, 2023

Kolonel Dritan Demirak thotë se arrestimi i 3 shkencëtarëve rusë të fushës raketore disa muaj më parë, është kërkuar nga tetë shkencëtarë të tjerë, me anë të një letre drejtuar presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Demiraj u shpeh se këta shkencëtarë, janë marrë me raketat Kinzhal, për të cilët të arrestuarit akuzohen se i kanë dhënë informacione shërbimeve të inteligjencës amerikane.

Sipas Demirajt, marrja e informacionit do t’i bënte sistemet raketore shumë të suksesshme ndaj Kinzhalit.

“Lajmi sigurisht që është i vërtetë. Ka rreth 1 muaj që një grup prej 8 shkencëtarësh, 8 shkencëtarët më të mëdhenj të fushës raketore të Federatës Ruse, që i kanë dërguar një letër presidentit Putin për burgosjen e këtyre 3 shkencëtarëve, që janë marrë në mënyrë të veçantë me raketat Kinzhal. Mirëpo, ka një diskordancë këtu midis kësaj, në rast se do të bëjmë një analizë të ftohtë. Raketat Kinzhal raportohen se janë goditur 1 javë më parë, ndërkohë këto janë arrestuar në muajt shtator dhe tetor dhe i fundit në janar. Unë mendoj që në rast se këto shërbime sekrete amerikane kanë arritur të marrin specifiket teknologjike të raketës Kinzhal, pastaj është e mundur që sistemet raketore të interferojnë, të jenë më të suksesshme. Ajo që e bën më të veçantë një armë, fshehja e karakteristikave dhe cilësisë teknologjike.

Është një luftë tekonologjike në nivelet më të mëdha, ku secili krah është gati të investojë miliarda dollarë, për të marrë teknologji të tjetrit. Arsyeja që këto janë arrestuar dhe unë e besoj plotësisht, është interferimi dhe mundësimi i marrjes së teknologjisë. Një nga problemet më të mëdha, një nga investimet më të mëdha të teknologijsë amerikane, është grumbulluar për vjedhjen e kësaj teknologjie”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!