Arrestimi i 28-vjeçarit në Elbasan, reagon Salvini

schedule16:57 - 23 Prill, 2019

schedule 16:57 - 23 Prill, 2019

Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, reagoi në rrjetet sociale pas arrestimit të Bledar Ibrahimit në Elbasan. Ai përshëndeti operacionin dhe falënderoi autoritetet italiane, por edhe ato shqiptare.

“Në shtëpinë e tij në Milano u gjetën materiale kompjuterike, gjurmë kontaktesh me radikalë islamikë si dhe dokumente foto dhe video që lavdëronin Xhihadin. Faleminderit gjykatës sonë dhe hetuesve që nuk hoqën dorë kurrë dhe faleminderit edhe autoriteteve në Tiranë. Asnjë pushim ndaj kriminelëve dhe fanatikëve që sjellin luftën në shtëpinë tonë”, shkruan në Facebook ai.

Bledar Ibrahimi 28 vjeç dhe u arrestua në Elbasan këtë të martë për terrorizëm. Ai u kap nga agjentët e antiterrorit të Policisë së Shtetit.

Interpol Roma e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në date 15.4. 2019 mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës italiane në mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Ky person më parë është deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike në Itali, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt. /abcnews.al