Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Arrestimet u spiunuan”, Berisha: Agasi dhe Beqiri morën njoftim, ikën në Dubai

schedule15:11 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 15:11 - 16 Dhjetor, 2025

Informacionet e doktorit dolën të saktë. Brenda dy ditësh, SPAK goditi AKSHI-n, por Berisha sot tha se me arrestet dolën bllof, dikush tjetër para tij kishte spiunuar.

“E vërteta është se këto janë mandate kallp, kryesoret. Ermal Beqiri është në Dubai, bashkë me Ergysin. Sepse Ergys Agasi ka tre javë që ka ikur nga Shqipëria i njoftuar ose nga Vlora Hyseni, ose nga Edi Rama, ose nga Altin Dumani. Një nga këta të tre. Nuk e di cili, nuk mund të vë dorën në zjarr. Po këta kanë qenë njerëzit më konfidentë të tij.”

Brenda ditësh pritet rotacioni i drejtimit të SPAK, nga Dumani tek Braho, por doktori nuk ka shpresë se hetimi për AKSHI-n do të shkojë më lart se zyra e Karçanajt.

“Ndaj dhe nuk kam ndonjë shpresë të madhe se do të bëhet hetim i plotë i kësaj ngjarje. Para se të ndodhë, të jesh e sigurt, që zonja Rama do të shkojë me pushime të gjata diku. Sikur të ndodhë kjo, pse si kujton ti, se po pret vendimin e SKAP-it.”/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!