Arrestimet për inceneratorët, Tabaku: E përshëndesim, por nuk mjafton, SPAK të godasë pushtetin

schedule11:42 - 29 Mars, 2022

schedule 11:42 - 29 Mars, 2022

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku ka përshëndetur arrestimet nga SPAK për aferën e inceneratorëve. Megjithatë, Tabaku thekson se kjo nuk është e mjaftueshme.

Në një konferencë për mediat nga Kuvendi, ajo tha se SPAK duhet të tregojë guxim edhe për njerëzit me pushtet. Tabaku theksoi se afera për tre inceneratorët duhen të trajtohen bashkë, pasi personat përgjegjës janë të lidhur me njëri-tjetrin.

“Është një ditë e mirë për tu përshëndetur. Por në gjykimin tonë nuk është e mjaftueshme. Kemi pasur një hap përpara në çështjen e hetimit, por ky hap përpara nuk është i mjaftueshëm.

Pas një pune 4 mujore të komisionit, por edhe pas denoncimeve dhe kallëzimeve të PD, pas një raporti 120 faqesh, të cilat tregojnë lidhjen shkak pasojë, me përfshirjen e direkte të kryeministrit, ministrave, të kryetarëve të bashkive, dhe sekretarëve të përgjithshëm si dhe në vijim të thirrje sonë. SPKA ka reaguar duke arrestuar disa zyrtarë.

Shqiptarët presin që SPAK të tregojë guxim dhe të reagojë edhe ndaj njerëzve me pushtet. Kemi pritur që SPAK të kalojë përtej pushtetit politik. Guximi më i madh i takon SPAK që të prekë personat me pushtet. Kësaj afere do ti shkohet deri në fund kur personat me pushtet të jenë prekur”, deklaroi Tabaku.

Deklarata e plotë e Jorida Tabakut: 

Të nderuar qytetarë, të nderuar përfaqësues të medias.

Për kushdo që ka qenë i interesuar për çështjen e inceneratorëve gjatë muajve të fundit. Por sidomos, që sot ka pasur një zhvillim të ri. Një zhvillim i cili parë në drejtimin e punës të Komisionit Hetimor është shpresdhënës, një ditë e mirë që vlen për tu përshëndetur.

Sot është një ditë shpresëdhënëse për drejtësinë, por gjithsesi e pamjaftueshme.

Mbas një punë 4 mujore të Komisionit Hetimor dhe denoncimeve që nga viti 2016 të Partisë Demokratike, mbas 11 kallëzimeve penale të dorëzuara nga Partia Demokratike e Shqipërisë në Spak, 3 prej te cilave në Tetor të 2020 dhe 8 të tjera në Mars 2022, mbas një raporti prej mëse 120 faqesh të shoqëruar me mbi 112 fakte dhe grupfakte që tregojnë lidhjen shkak pasojë në aferën korruptive 430 milionë Euro të Inceneratorëve, me përfshirjen direkte të kryeminsitrit Edi Rama, Ministrave Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Lefter Koka, Belinda Balluku, të Kr te Bashkive Erjon Veliaj, Armando Subashi dhe Emirjana Sako si dhe dy Sekretareve te Pergjithshem Engjell Agaci dhe Alqi Bllako, si dhe në vijim të thirrjes tonë të përsëritur, sot SPAK ka reaguar duke arrestuar disa zyrtarë, por njëkohësisht duke përsëritur akuzat për ish ministrin e Mjedisit Lefter Koka por edhe një nga pronarët e kompanisë së Inceneratorit të Fierit, Klodian Zoto që sot është në kërkim.

Ne gjykojmë që kaq nuk është e mjaftueshme, shqiptarët kanë pritur këto kohë dhe presin që SPAK të tregojë guxim. Duke reaguar ndaj njerëzve me pushtet politik. Kemi pritur që SPAK të kalojë përtej pushteti politik dhe kemi pritur që SPAK të kryejë detyrën që PD e ka votëbesuar.

Në njoftimin që sapo kam marrë nga SPAK kemi evidentuar se janë raportuar disa nga pjesët e kallëzimit që kemi dërguar në SPAK. Personat e arrestuar janë z. Pëllumb Abeshi që është kryetar i Komisionit të Fierit dhe është i përfshirë dhe në koncesionin e Tiranës, z. Azem Shatëri është anëtar i koncesionit të Fierit. Z. Florjan Muçaj është një tjetër anëtar që ka qenë i pranishëm edhe si dëshmitar në Komisionin Hetimor dhe ish zv kryetar i bashkisë Fieriit dhe administrator i Albpetrolit. Gjithashtu është i arrestuar edhe Erjon Murataj, që është anëtar i koncesionit të Fierit.

I arrestuar është dhe z. Arenc Myrtezani që ka qenë ish administrator i Inceneratorit të Fierit në fillimet e tij dhe drejtues aktual i kësaj kompanie. Znj. Sabina Cenameri që është një nga dëshmitaret e para dhe që nën presionin publik dhe e stresuar u emocionua përpara komisionit hetimor. Znj Etleva Kondi që ka qenë anëtare e koncesionit të inceeratorëve të Tiranës dhe Fierit.

Pse në gjykimin tonë është e pamjaftueshme dhe përse në gjykimin tonë duhet të vazhdojnë hetimet në këtë çështje. Së pari po lexoj pjesë nga akuza që PD ka dërguar në SPAK pas përfundimit të komisionit hetimor të inceneratorëve që janë:

“Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kpenal;

“Mashtrimi” me pasoja të rënda parashikuar nga neni 143/3 i Kpenal.

“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kpenal

“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal, të kryera në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 28, pika 4.5.6.7 dhe 333/a, 334 e Kodit Penal.

Ne gjykojmë që çështja e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës sikundër kemi bërë thirrje të vazhdueshme gjatë muajve të fundit duhet të trajtohen së bashku. Pasi këto persona nuk kanë operuar të vetëm dhe pa lidhje por kanë marrë vendimmarrje të përbashkëta.

Duke iu referuar vendimit të SPAK-ut duke i shkuar deri në fund kërkesës për të arrestuar z. Alqi Bllako i cili është e reja në këtë njoftim të SPAK, kërkesës që i ka ardhur parlamentit për z. Bllako dhe më duhet t’i referohem pikës së katërt nga SPAK.

Së katërti, nga hetimet e kryera kanë rëzultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.

Por, ajo që është e rëndësihme është që shtetasi Alqi Bllako është përfshirë edhe në çështjen e shpronësimit. Në njoftimin e SPAK lexojmë se Alqi Bllako ka qenë i lidhur dhe me çështjen e shpronësimit.

“në lidhje me procedurën e shpronësimit të pronës ku do të ndërtohej Inceneratori i Fierit, pasuria nr.1, ZK.2636, Vol.10, Fq.63, lloji i pasurisë “tokë arë”, me sipërfaqe 111 564 m2 , nga hetimet kanë rezultuar të dhëna për veprime të kundraligjshme të Kryetarit të Komisionit të Shpronësimit, shtetasit Pëllumb Abeshi, në bashkëpunim me Ish Ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe Ish Sekretarin e Përgjithshëm të Mjedisit Alqi Bllako, të cilët kanë përgatitur dokumentacion të falsifikuar në lidhje me të dhënat e pronës së shpronësuar, duke paraqitur dhe propozuar pranë Këshillit të Ministrave projektvendimin dhe relacionin për shpronësim për kategorinë e pronës “tokë truall”

Pyetja është, kush ka sjellë propozimin për shpronësim? Armando Subashi. Ka pasur 3 propozime të ndryshme për truallin që kanë lëvizur deri në vendodhjen e fundit. Me propozimin e kryetarit aktual të bashkisë për truallin është dorëzuar më pas nga Bllako dhe Koka për shpronësim.

Përgjegjësitë e këtyre individëve nuk janë të veçanta por janë të përbashkëta. Ndaj gjykoj që në çështjen e inceneratorëve që të jetë e plotë duke pasur përgjegjësitë e pronës dhe duke qenë se SPAK e ka përfshirë çështjen e pronës duhet të vazhdohet me shtetasin Armando Subashi.

Sigurisht që kërkesa jonë për t’i trajtuar të 3 inceneratorët të përbashkëta lidhet me faktin se këta individë kanë marrë vendime të përbashkëta. Në rastin e SPAK janë marrë me pasojat dhe jo me shkakun që ka sjellë gjithë lëvizjen e kësaj afere, pra me personat politikë. Në çështjen e inceneratorëve të Fierit nuk mund të harrohet dëshmia e Loran Dushës si administrator i inceneratorit arritëm që ta intervistojmë. Z. Dusha nuk i kujtohej asgjë nga pyetjet. Ndaj z. Dusha duhet të ishte përpara drejtëssië, ndërkohë që përveç shkaqeve tek inceneratori Fierit ne kemi pasojat.

Kush janë pasojat? Z. Dusha e pyeta se si ka mundësi që Ministria e Financave i ka lejuar të kryejë një paradhënie prej 20 mln euro me punë të pakryera që kanë dy përgjegjës. Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknurin. Në gjykimin tonë SPAK duhet të lëvizë me personat me imunitet politik dhe në parlament.

Sigurisht është një zhvillim pozitiv, për t’u përshëndetur. Askush nuk mund të deklarojë sot fitore përderisa njerëz me pushtet politik nuk janë përpaa drejtësisë. Po e bëj dhe sot si një kryetare e komisionit hetimor që ka hetuar këtë çështje. Kush janë kërkesat tona:

së pari, bashkimi i të tre aferave në një. Fjala vjen Etleva Kondi është anëtare Komisionit të Koncesionit në Elbasan, Fier dhe Tiranë. Ajo është gjithashtu personi që ka dhënë koncesionin për energjinë në inceneratorin e Elbasanit.

Z. Abeshi është anëtar i Komisionit të Koncesionit por edhe anëtar i Njësisë së Zbatimit të kësaj kontrate në Inceneratorin e Tiranës. Janë fije që lidhen me njëra tjetrën.

Provat janë atje dhe janë bërë transparente dhe mendoj që opinioni publik e ka të qartë ndarjen e përgjegjësive dhe mënyrën se si kanë funksionuar ky Grup i Strukturuar Kriminal. E kemi të qartë që këto persona nuk ka funksionuar i izioluar dhe i vetëm si dhe mburoja politike që kanë këto persona.

Guxim duhet të tregojë SPAK që duhet të flasë me integritet për të prekur persona me pushtet. Aferës së inceneratorëve i shkohet deri në fund vetëm kur të pushtetishmit janë përpara drejtësisë.

Uroj të vazhdojmë me zbardhjen e aferave sidomos të inceneratorit të Tiranës ku është i përfshirë kryetari i bashkisë Tiranë. Por edhe bashkimin e çështjeve në një pas të cilës fshihet vetëm një njeri, Edi Rama.

g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!