Arrestimet për inceneratorët, Kryemadhi: Ka më tepër, Zoto mori 10 milion euro për landfillin e Vlorës

schedule12:54 - 29 Mars, 2022

schedule 12:54 - 29 Mars, 2022

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me arrestimet e sotme të SPAK për inceneratorët duke theksuar se hetimet duhet të thellohen dhe se me Komisionin Hetimor u tentua varrosja e të vërtetës.

Kryemadhi theksoi se gjithçka ndodhi pasi hetimet për inceneratorëve janë një meritë e padiskutueshme e kallëzimeve që LSI ka depozituar në SPAK me fakte, dokumenta për çdo shkelje ligjore për të cilën janë bërë në mënyrë proceduriale të njëpasnjëshme nga zyrtarë politikë të lidhur me kryeministrin.

Kryetarja e LSI-së tha se inceneratorët janë vetëm njëra këmbë e meduzës, pasi sipas saj, Klodian Zoto ka marrë rreth 10 milion euro edhe për landfillin e Vlorës.

 

Sot bëhen 394 ditë nga padia e parë që kemi dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme të ashtuquajtur SPAK. E gjitha kjo që po ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është një meritë e padiskutueshme e kallëzimeve që LSI ka depozituar në SPAK me fakte, dokumenta për çdo shkelje ligjore për të cilën janë bërë në mënyrë proceduriale të njëpasnjëshme nga zyrtarë politikë të lidhur me kryeministrin.

Ashtu si u tentua me komisionin hetimor parlamentar që të varroseshin të vërtetat e kësaj afere korruptive, po kështu ju garantoj dhe një herë që nuk do të lejoj që kjo aferë e cila është afera më e madhe korruptive që ka ndodhur në këto vite nuk do të shuhet por do ta çoj deri në fund.

E them këtë me bindjen më të plotë sepse e kam thënë më përpara vazhdoj ta them që çështja e inceneratorëve është grup i strukturuar i mirëfilltë kriminal, por jo vetëm kriminal por dhe politik. Sepse nëpërmjet parave të inceneratorëve janë kapur elementët më të rëndësishëm të jetës politike shqiptare. Në fakt ajo që unë kam thënë herë pas herë, kemi vënë në provë dhe është në provë SPAK dhe është në provë çdo ecuri e kësaj çështjeje dhe kësaj dosjeje“, tha Kryemadhi.

Pjesë nga fjala e Kryemadhit:

Të nderuar qytetarë, dal në komunikim mediatik sepse sot bëhen 394 ditë nga padia e parë që kemi dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme të ashtuquajtur SPAK. E gjitha kjo që po ndodh sot me hetimet e inceneratorëve është një meritë e padiskutueshme e kallëzimeve që LSI ka depozituar në SPAK me fakte, dokumenta për çdo shkelje ligjore për të cilën janë bërë në mënyrë proceduriale të njëpasnjëshme nga zyrtarë politikë të lidhur me kryeministrin. Ashtu si u tentua me komisionin hetimor parlamentar që të varroseshin të vërtetat e kësaj afere korruptive, po kështu ju garantoj dhe një herë që nuk do të lejoj që kjo aferë e cila është afera më e madhe korruptive që ka ndodhur në këto vite nuk do të shuhet por do ta çoj deri në fund.

E them këtë me bindjen më të plotë sepse e kam thënë më përpara vazhdoj ta them që çështja e inceneratorëve është grup i strukturuar i mirëfilltë kriminal, por jo vetëm kriminal por dhe politik. Sepse nëpërmjet parave të inceneratorëve janë kapur elementët më të rëndësishëm të jetës politike shqiptare. Në fakt ajo që unë kam thënë herë pas herë, kemi vënë në provë dhe është në provë SPAK dhe është në provë çdo ecuri e kësaj çështjeje dhe kësaj dosjeje. Në radhë të parë dua të falenderoj të gjithë specialistët dhe ekspertët të cilët bënë të mundur përpilimin e të gjithë dosjes dhe hartimin e të gjithë padisë. Dhe për ta investiguar dhe zbërthyer të gjithë këtë aferë, e cila e kam thënë dhe përsëri vazhdoj ta them që sa herë preket me dorë nxjerrim nga një korrupsion të tmerrshëm të frikshëm të qeverisë së zotit Rama. Jo vetëm komisioni hetimor por dhe SPAK-u përveç evazionit fiskal të Klodian Zotos do të shikojnë që çështja e grupit të strukturuar kriminal, njëra nga këmbët e Meduzës është inceneratori por ka dhe disa këmbë të tjera të cilat do t’i bëjmë sot publike.

Në 27 prill të 2020, Klodian Zoto ITS ka marrë 9 milionë e 800 mijë euro për landfillin e Vlorës për të cilin deri më sot ne nuk kemi dëgjuar absolutisht asnjë gjë. Ka qenë e fshehur, e padeklaruar dhe e paprezantuar jo vetëm publikisht por edhe në aspektet e dokumentacionit. /abcnews.al