Arrestimet për inceneratorët, Basha: Rezultat i punës së komisionit, asgjë s’është bërë pa dijeninë e Ramës

schedule11:17 - 29 Mars, 2022

schedule 11:17 - 29 Mars, 2022

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve të fundit për Inceneratorët. Basha shprehet se ky është rezultati i punës së PD në  Komisionin Hetimor.

Basha hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke e bërë përgjegjës për të gjithë aferën korruptive.

“Arrestimet e sotme, janë si rezultat i punës së jashtëzakonshme dhe profesionale të Partisë Demokratike në Komisionin Hetimor Parlamentar, por kjo nuk mjafton. Komisioni faktoi se urdhëruesit dhe përgjegjësit kryesorë të kësaj afere janë ministra dhe kryeministri. Asnjë shqiptar nuk e beson se një aferë kaq e madhe korruptive është bërë pa dijeninë e Edi Ramës. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta, shqiptarët nuk mund të kenë mirëqenie.” shkruan Basha.

Gjykata e Posaçme ka dhënë 9 masa sigurie në lidhje me aferën e inceneratorëve, ndërsa policia ka nisur ekzekutimin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!