Partitë e opozitës në Kosovë, LDK dhe PDK kanë kërkuar dorëheqjen e Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pas skandalit me rezervat shtetërore.
Këtë çështje e ka komentuar në “Tirana Live”, analisti Mentor Nazarko, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti duhet të mbështesë prokurorinë për hetimet.
Sipas tij, veprimi i prokurorisë ka mbështetje perëndimore, i cili synon t’i jap Kurtit një mesazh që nuk është i paprekshëm.
“Për kocidencë zoti Rama ka zgjedhur të mbështesë veprimet e Prokurorisë dhe unë shpresoj që dhe Zoti Kurti të bëjë të njëjtën gjë, ta mbështesi prokurorinë. Unë dua të besoj që veprimi i prokurorisë në vendet tona, Kosovë dhe Shqipëri, është një veprim i nxitur, i kontrolluar nga fuqitë perëndimore. Në këtë mënyrë, unë besoj që Zoti Kurti duhet të jetë i matur, por do ta ketë të vështirë ta bëjë këtë.
Opozita duhet t’i lërë institucionet të funksionojnë, vetëm kështu veprimi i tyre është i besueshëm nëpër popullatë. Në qoftë se opozita i paracakton detyrat prokurorisë apo urdhëron dorëheqjen e ndonjë ministri. Unë besoj që ky është një gabim, padurim i opozitës për të rrëzuar qeverinë Kurti nga pushteti. Për mua është një gabim, prandaj prokuroria do duhet të punojë si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Ajo që dua të them, për ta përmbyllur dhe që bën të vështirë që Zoti Kurti të reagojë sot, unë ndjej që në këtë veprim të prokurorisë, ka mbështetje perëndimore. Kjo mbështetje perëndimore synon t’i jap mesazhe Zotit Kurti që nuk është i paprekshëm, që nuk ka imunitet me karakter absolut”, u shpreh Nazarko./abcnews.al