Arrestimet në Elbasan, Balla: Operacioni do të vijoje me goditje të tjera

schedule10:20 - 13 Prill, 2019

schedule 10:20 - 13 Prill, 2019

Pas këtyre arrestimeve, ka reaguar numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla. Në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se goditja e djeshme e një grupi kriminal me tentakula në disa qytete të Shqipërisë, duhet të vijojë me goditje dhe arrestime të tjera.

“Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me goditje dhe arrestime, duke hyrë në një fazë tjetër kontrollesh dhe reagimesh parandaluese”, shkruan Balla.

Sipas tij, personat që kultivojnë apo shpërndajnë lëndë narkotike dhe që kanë plot precedentë të tjerë penalë, duhet të jenë përditë nën presionin goditës të Policisë së Shtetit.

Balla ndalet edhe në grabitjen e Rinasit, të cilës, sipas tij, Policia e Shtetit iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme, duke u vënë në ndjekje të keqbërësve dhe duke eliminuar organizatorin e grabitjes.

Sulmet e politikës lidhur me këtë grabitje, Balla i cilësoi të turpshme. /abcnews.al