Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestimet e Speciales, Linda Karadaku: U paguan 13 milion euro për nxjerrjen e dosjeve

schedule14:36 - 26 Shtator, 2020

schedule 14:36 - 26 Shtator, 2020

Gjykata speciale e Kosovës ka nisur së fundi aksionin duke bërë edhe arrestimet e para mes ish veteranëve të luftës në Kosovë. Gazetarja Linda Karadaku, ka dhënë në studion e lajmeve në Abc News detaje të tjera rreth këtyre arrestimeve dhe mënyrës sesi ato janë ekzekutuar.

Karadaku është shprehur se operacione po bëhen në mënyrë pompoze, duke cenuar kështu imazhin e Kosovës në sytë e Serbisë dhe të ndërkombëtarëve.

“Behet një operacion i madh, në mes të ditës. Rreth 50 policë të EULEX shkojnë para zyrave të OVL. Ky është një show i forcës që Specialia do të tregojë në Kosovë. Kjo ka shkaktuar tensione ne Prishtinë. Ka pasur mbledhje para zyrave. Dje, kemi pare fillimin e reagimeve, që kam frikë që do të shohim më tej në Kosovë.”

Po ashtu, gazetarja duke cituar burime zyrtare, thotë se fushata e arrestimeve nuk ndalet këtu.

“Fushata e arrestimeve nuk ndalet këtu. Nuk bëhet fjalë për dorëzim vullnetar. Do të kemi arrestime të tjera. Askush nuk mund të thotë kush është në listë. Nenet mbi të cilat është ndërtuara Specialia, neni 88, i jep prokurorit special diskrecion, që mos ta bëjë publike akt-akuazën, edhe kur është aprovuar.”

Sipas gazetares nuk do të ketë shumë komunikime nga ana e Speciales, por vetëm veprime pa njoftime paraparke.

Mbi katër mijë dosje të Gjykatës Speciale u lanë para derës së selisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të hënën e kësaj jave, nga një person siç thuhet anonim. Sipas gazetares, ka zëra që për nxjerrjen e këtyre dosjeve të jenë paguar 13 milion euro.

Sa i përket dëshmitarëve, me të cilët veprohet sipas modelit italian të të penduarve, Linda Karadaku thotë se ata janë të rrezikuar, pasi Kosova është një vend i vogël ku është shumë e lehtë të gjesh “kush është kush.”

Sa i përket zhvillimeve në vijim, Karadaku thotë se mund të kemi ndryshime apo riformatim të qeverisë aktuale.

“Do të kemi ndryshime  më qeverinë e Kosovës, do diskutohet për presidentin. Nëse Thaçi çohet në gjykatë. Pritet të ketë një vendim të gjykatës nëse lënda, ka material të vazhdueshëm për ta vazhduar si çështje… Do të ketë ndryshime në klasën drejtuese.”

Kjo që po ndodh e dëmton shumë imazhin e Kosovës, thekson Linda Karadaku. Ajo e kritikon “show-n” e bërë me arrestimet, duke marrë parasysh se asnjë nga të akuzuarit nuk është larguar nga Kosova.

“Kjo që po ndodh e dëmton pozicionin e Kosovës edhe në aspektin ndërkombëtar. Ish luftëtarët e UÇK-së, nuk kanë shprehur ndonjë përpjekje për të mos shkuar në Hagë. Nuk besoj që ka pasur nevojë për ngjarje spektakolare, që po dëmtojnë imazhin e Kosovës. Asnjë prej tyre nuk është larguar nga Kosova, janë aty, s’ka pasur precedente të tillë. Këto janë skena që është vështirë t’i riparosh.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!