Arrestimet e antimonarkistëve në Britani nxisin shqetësime për lirinë e fjalës

schedule09:24 - 13 Shtator, 2022

schedule 09:24 - 13 Shtator, 2022

Arrestimet e protestuesve kundër monarkisë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II janë thellësisht shqetësuese, kanë thënë aktivistët e fjalës së lirë në Britani.

Policia në Skoci ka arrestuar dy persona ditët e fundit, ndërsa një burrë është arrestuar dhe më pas është lënë i lirë në Oksford, shkruan BBC.

Arrestimet erdhën në ngjarjet që shënonin vdekjen e Mbretëreshës dhe shpalljen e Charles III monarkun e ri të Britanisë.

“Ne duhet të ruhemi që kjo ngjarje të mos përdoret, rastësisht apo projektuar, për të gërryer në çfarëdo mënyre lirinë e shprehjes që gëzojnë qytetarët e këtij vendi”, ka thënë Ruth Smeeth, shefja ekzekutive e Indeksit mbi Censurën

“Ne ua kemi bërë këtë të qartë të gjithë oficerëve të përfshirë në operacionin e jashtëzakonshëm të policisë që aktualisht është në vend”, tha Zëvendës Ndihmës Komisioneri Stuart Cundy./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!