Deri më tani janë arrestuar më shumë se 1400 persona në protestat e zhvilluara ndaj kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny.
Mediat e huaja bëjnë me dije se nga Moska janë shfaqur xhirime që tregonin dhunën e policisë ndaj protestuesve. Një gjykatë në Moskë ka marrë vendim për shndërrimin e dënimit me kusht në dënim me burgim prej 3 vjet e gjysmë për liderin opozitar, Aleksei Navalny.
Ai thotë se çështja është e motivuar politikisht. Navalny i tha gjykatës së prapa burgimit të tij qëndrojnë “urrejtja dhe frika” e presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai u arrestua më 17 janar, pasi arriti në Rusi nga Gjermania, ku ishte trajtuar për disa muaj, pas helmimit në gushtin e kaluar. Navalny thotë se pas këtij helmimi qëndron presidenti rus, Vladimir Putin. Këto akuza janë hedhur poshtë nga Kremlini.
Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar e kanë dënuar vendimin e gjykatës, duke kërkuar që udhëheqësi i opozitës ruse të lirohet menjëherë./abcnews.al