Arrestime dhe pezullime, rritet numri i policëve të hetuar

schedule17:22 - 6 Janar, 2023

schedule 17:22 - 6 Janar, 2023

Viti që lam pas shënoi rritje në numrin e oficerëve të arrestuarve dhe të hetuar për vepra të ndryshme penale.

Gjatë vitit 2022, në të gjithë vendin janë hetuar 313 punonjës policie të niveleve të ndryshëm. Nga të cilët 132 janë arrestuar.

Referuar të dhënave të Agjensisë së Mbikqyrjes Policore, pjesa më e madhe e oficerëve të arrestuar ishin me vendim gjykate, me masë sigurie “arrest në burg”. Më pak raste arrestimi në flagrancë, me masë “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje”.

Muaji prill shënoi pikun e arrestimeve të uniformave bu. 40 oficerë përfunduan në pranga gjatë atij muaji.

Vitin që lam pas, u arrestuan 33 punonjës policie më shumë, krahasuar me vitin 2021.

Rastet më të bujshme gjatë këtij viti janë arrestimi i oficerit të Operacionales, Jeton Lami, i akuzuar se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, fati i të cilit mbetet ende mister.
Oficeri i Elbasanit Arjan Tase për vrasjen e 7 vjeçares Jonada Avdia në plazhin e Potamit, në Dhërmi, si dhe efektivi Ludian Zaimi që me armën e shërbimit vrau brenda komisariatit nr 3 në Tiranë kolegun Çaush Saliasin.
Gjatë 2022 nuk munguan as rastet e punonjësve të policisë së arrestuar për korrupsion dhe të dyshuar si të përfshirë në favorizimin e kultivimit të kanabisit nga grupet kriminale.

Rënie gjatë këtij viti, shënoi numri i ankesave të qytetarëve adresuar punonjësve të policisë. Gjatë vitit 2022 u regjistruan 4.689 telefonata pranë AMP. 1.024 më pak krahasuar men 2021.
Ndërsa nga radhët e uniformave blu janë shkarkuar dhe përjashtuar 85 punonjës policie./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!