Arresti, nis numërimi mbrapsht/ Shumica konfirmon heqjen e imunitetit të Berishës. Një grup deputetësh PD ankohet në Kushtetuese

schedule15:09 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 15:09 - 14 Dhjetor, 2023

Partia Socialiste nuk ka tjetër alternativë në tavolinën e saj për Sali Berishën, veç ajo që të lërë SPAK-un të veprojë mbi ish-kryeministrin. Bledi Çuçi, kreu i grupit socialist në Parlament, u shfaq pa asnjë mëdyshje këtë të enjte, kur u pyet për votën e PS-së, në Këshill e më pas në Parlament.

Dhe Berisha edhe pse e di që është në dorë të socialistëve, këto ditë, ka thënë se nuk do të kishte rezistencë.

Por ndryshe deklaron, e ndryshe vepron. Ai po përdorë të gjitha hapësirat që ekzistojnë për të shmangur arrestimin e pritshëm të tij. Këtë të enjte grupi i tij i drejtoi një kërkesë zyrtare Gjykatës Kushtetuese, ku mes të tjerave kërkon pezullimin e çdo masë shtrënguese ndaj Berishës. Pra, këtu përfshihet edhe kërkesa e fundit e SPAK ndaj Kuvendit, për të ashpërsuar masën e sigurisë ndaj Berishës, arrest me burg, apo në shtëpi.

Konkretisht, siç edhe deputeti Oerd Bylykbash tha, prej gjykatës kushtetuese kërkohet interpretim nëse SPAK, me masën e detyrimit me paraqitje dhe bllokimin e pasaportës së Berishës, pa autorizimin e Kuvend, ka bërë shkelje apo jo.

Ky dokument është firmosur nga mbi 28 deputetë, pra mes tyre mund të jenë dhe të grupit të Bardhit, i cili më parë ka deklaruar se do të ishte ndër deputetët e parë, që të votonte pro një kërkese të SPAK për autorizimin ndaj Berishës. Tashmë do jetë në vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, nëse këtë çështje do e konsiderojë për ta shqyrtuar apo jo dhe nëse kjo do të ndodh para së hënës, kur Këshilli i Mandateve do të mblidhet për Berishën, për t’i hapur rrugë SPAK-ut, për arrestimin e pritshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!