Arrest me burg drejtorit të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula

schedule11:11 - 4 Tetor, 2019

schedule 11:11 - 4 Tetor, 2019

Gjykata e Durresit la në burg  drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Ai u arrestua nga antikrimi ekonomik pasi dyshohet se bashke me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar pronat, kryesisht në bregdet. Pula ishte emëruar pak muaj më parë në krye të zyrës së Kadastrës së Durrësit.

Zv /kryeministri Erjon Braçe, i pranishëm sot në seancë, tha  se prokurori i çështjes së ish-drejtorit të Kadastrës Shtetërore në Durrës Liridon Pula, mbështet një grup kriminal në Durrës. Braçe nuk e përmendi emrin, por prokurori i çështjes në fjalë, është Arian Ndoja. Ai ishte sot në seancë gjyqësore, ku gjykata e Durrësit vendosi masën e  sigurise “arrest ne burg”për Liridon Pulën. Brace e quajti kete një masë të pabazuar në ligj dhe tha se Pula po akuzohet për çështje që nuk i përkasin.

Pak javë më parë u arrestua n/ drejtori, Arben Isaku, i cili me pas u  la në masën detyrim paraqitje. Pas tij u prangos edhe nendrejtoresha tjetër, Lusiena Kurti, e cila gjithashtu u la në të njëjtën masë. Aktualisht të dy nendrejtorët jane pezulluar, pasi janë në hetim. Ish-drejtori i ALUIZNI-t të qytetit të Durrësit, Flamur Gjuzi, eshte në kërkim nga policia, po për këtë dosje i dyshuar për abuzime me regjistrimin e pronave. Ne bashkëpunim edhe me zyrtarë të tjerë, ata dyshohet se u kanë dhënë disa shtetasve, në kundërshtim me ligjin, dokumentet e pronësisë në zonën e bregdetit, si dhe në zona të tjera të qytetit të Durrësit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!