Një efektiv policie është arrestuar në Fushë Krujë.
Gazetarja Bleona Sari raporton se efektivi është kapur në një parcelë me lëndë narkotike.
Sipas burimeve për ABC News, ai ka qenë duke ujitur bimët së bashku me të vëllanë. Gjatë operacionit i janë kapur dhe armë pa leje.
Arrestimi i tij u bë i mundur në kuadër të operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, ku nga hetimet proaktive me metoda speciale dyshohet se pununonjësi i policisë në bashkëpunim me vëllain e tij Ç. L., (i shpallur në kërkim), rreth orës 11:30 kanë qenë të pranishëm në një zonë pyjore në Njësinë Administrative Cudhi, Krujë, ku janë konstatuar parcela me 65 bimë narkotike të dyshuar “Cannabis Sattiva”. Pasi kanë konstatuar praninë e policisë janë larguar për t’i shpëtuar kapjes.
Nga kontrolli fizik iu gjetën dy armë zjarri tip pistoletë të markës “TT” dhe një sasi fishekë. Gjatë kontrollit të banesës gjithashtu u gjet një sasi tjetër me fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

