Për këdo që do t’i largohet temperaturave të larta, Pogradeci mbetet gjithnjë zgjedhja ideale.
Fshati turistik i Tushemishtit është gjithnjë preferencë e pushuesve që në këto të ditë të nxehta kërkojnë freskinë dhe qetësinë.
Pushues të shumtë, kryesisht nga Tirana, por edhe zona të tjera të vendit kanë populluar bregun buze liqenit në Tushemisht këto ditë.
Klima, pastërtia, mikrpritja pogradecare janë arsyet që i çon pushuesit drejt këtij fshati turistik.
Ka edhe nga ata që nuk kalojnë vetëm disa ditë, port ë gjithë verën në Tushemisht.
Edhe këtë vit çmimet mbeten në të njejtat si vitet e kaluara, duke e bërë zonën mjaft ekonomike për pushuesit familjarë.
Vitet e fundit është rritur gjithashtu edhe numri i qytetarëve që blejnë apartamente në zonë./abcnews.al