Pamjet e dy ditëve më parë nga aeroporti i Kabulit, ku njerëzit vraponin për të hipur në avionët amerikanë për të shpëtuar nga talebanët bënë xhiron e mediave ndërkombëtare. Disa luftuan duke u kapur dhe mbajtur pas gomave dhe krahëve të avionit, por dy vëllezër 16 dhe 17-vjeç ranë pasi avioni u ngrit nga pista.
#BREAKING: Shocking scene from #Kabul Airport. Several Afghans who had grabbed landing gear of a #USAF‘s C-17A transport aircraft to flee from #Afghanistan dropped from air as the airplane took off! This is why #USArmy wants to keep them away from the C-17As! pic.twitter.com/b9zh7tGTWY
— Babak Taghvaee – Μπάπακ Τακβαίε – بابک تقوایی (@BabakTaghvaee) August 16, 2021
Mediat kanë publikuar të tjera video nga momenti kur afganët kapen pas avionit që ngrihet nga aeroporti i Kabulit. Adoleshentët afganë që humbën jetën vinin nga një familje e varfër dhe për të ndihmuar nënën për të siguruar mbijetesën mblidhnin mbeturina.
Disa prej afganëve të dëshpëruar filmuan përpjekjen e tyre për të shpëtuar, duke regjistruar, në fakt, momentet e tyre të fundit. Kaosi jashtë aeroportit në Kabul vazhdoi edhe sot, me të shtëna nga talebanët.
Talebanët u kthyen në pushtet fundjavën e kaluar pasi pushtuan pjesën më të madhe të vendit brenda pak ditësh, më pak se tre javë para se SHBA të planifikojë të përfundojë tërheqjen e plotë të trupave të saj.
Pushtimi i Kabulit të dielën shkaktoi një panik masiv pasi njerëzit kishin frikë nga një rikthim i regjimit brutal të parë kur grupi kontrollonte për herë të fundit vendin nga 1996 në 2001./ Abcnews.al