Arratisja nga gjykata e Mikel Kasës, dy policët lihen në detyrim paraqitje

schedule11:00 - 25 Maj, 2018

schedule 11:00 - 25 Maj, 2018

Dy policët që u arrestuan pas arratisjes nga gjykata e Mikel Kasës janë lënë në detyrim paraqitje. Gjykata e Vlorës caktoi masën e sigurise për Gjolek Hodajn dhe Granit Zanin. Të dy këta gardianë u ndaluan menjëherë pasi Mikel Kasa u arratis nga salla e gjyqit, ku mori vendimin me 3.4 vite burg për pengmarrje në bashkëpunim. Policia ende nuk ka gjetur të arratisurin megjithëse kontrollet vazhdojnë. /abcnews.al