“Arratisja e madhe e Ali Pashë Tepelenës”, Hoxha: Ky libër përmbys historinë e Pashait të Janinës, sic e kemi njohur

schedule11:31 - 13 Qershor, 2024

schedule 11:31 - 13 Qershor, 2024

Shkrimtari i njohur Çlirim Hoxha ishte i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ku foli për romanin e tij më të ri të quajtur “Arratisja e madhe e Ali Pashë Tepelenës”.

Ish-drejtori i bibliotekës u shpreh se Ali Pashë nuk ia prenë kokën siç e shkruan historia, por arriti të arratisej.

Është e vërtetë, pasi faktet janë gjetur. Tregohet se është e vërtetë. Ngjarja e bazuar është e vërtetë. Ky është një tekst në frëngjishten e vjetër dhe është përkthyer. Dhe çfarë thuhet këtu?

Ali Pashës nuk ia prenë kokën siç e shkruan historia, se ishte dinak dhe nuk shtihej dot në dorë. Gjatë tentativës për tu arratisur drejt Francës ai kapet nga policia e Luigjit të XVIII. Më pas ai u burgos në kështjellën e Ifit si murg me emrin Abat Alia. Murgu Abate Faria te romani “Konti i Monte Karlos” ishte Ali Pashë Tepelena. Aleksandër Dyma nuk ishte në dijeni të këtyre fakteve kur shkruajti romanin.”, u shpreh Hoxha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!