Hungaria ka konfirmuar zyrtarisht pasditen e së martës se ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ndodhet në Budapest, ku dhe ka kërkuar azil politik. Ministria e Jashtme maqedonase ka bërë me dije se konfirmimi ka ardhur në rrugë diplomatike nga ambasadori hungarez në Shkup, Laslo Duks. Diplomati u prit në një takim sqarues në Ministrinë e Jashtme, ku konfirmoi variantin e publikuar nga vetë Gruevski në rrjetet sociale. Strehimi i Gruevskit në Budapest ka shkaktuar reagimin e opozitës hungareze, e cila sipas mediave lokale është shprehur prerë se nuk do të lejojë që Hungaria të fshehë kriminelë, qofshin ata njerëz të afërt me kryeministrin Viktor Orban. Gruevski dhe Orban njihen për miqësinë e tyre të vjetër./abcnews.al
Arratisja e Gruevskit, Hungaria konfirmon kërkesën për azil
schedule23:59 - 13 Nëntor, 2018
schedule 23:59 - 13 Nëntor, 2018