Arratiset nga burgu zëdhënësi i talebanëve Ehsanullah Ehsan në Pakistan

schedule07:25 - 18 Shkurt, 2020

schedule 07:25 - 18 Shkurt, 2020

Zëdhënësi i lëvizjes talebane të Pakistanit Tehri-e-Taliban, Ehsanullah Ehsan është arratisur nga burgu në të cilin ndodhej në 3 vitet e fundit. Lajmin e konfirmoi ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ijaz Ahmed Shah.

Kjo shënon hera e parë që qeveria ka pranuar zyrtarisht një ngjarje të tillë. Në një bisedë me një reporter, ministri, kur u pyet nëse raportet në lidhje me arratisjen e Ehsan ishin të vërteta apo jo, ai pranoi se Ehsan me të vërtetë ishte arratisur.

Kur u pyet përsëri nëse shteti e dinte që Ehsan ishte larguar, Shah përsëriti se shteti di dhe po e konfirmon lajmin.

“Janë marrë një sërë masash që Ehsan të kapet sërish. Shpresojmë që së shpejti të marrim lajme të mira”, tha Shah, teksa shtoi se po punohet per kapjen e tij.

Në fillim të këtij muaji, Ehsan kishte njoftuar përmes një mesazhi audio të qarkulluar në mediat sociale se ai ishte arratisur.

Një zyrtar qeveritar, duke komentuar zngjarjen, në atë kohë kishte deklaruar thjesht se Ehsan ishte dorëzuar vullnetarisht në qeveri në 5 shkurt 2017 me një marrëveshje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!