Arratisja e një gjarpri helmues nga shtëpia ka vënë alarmin në një qytezë në shtetin e Teksasit në SHBA.
Kobra me shirita, me origjinë nga Afrika Perëndimore njihet si një ndër gjarpërinjtë më helmues në botë, gjë që ka bërë që policia të njoftojë banorët që të bëjnë kujdes.
Gjarpri doli nga kafazi pasi pronari e kishte harruar atë hapur dhe tashmë ka nisur kërkimi për gjetjen e krijesës që ngjall tmerr.
Deri më tani kërkimet kanë qenë pa rezultat edhe pse në to po marrin pjesë mjaft nëpunës të specializuar për këtë gjë. /abcnews.al