Dy pacientë sot pasdite thyen një dritare dhe u arratisen nga spitali i Shtipit në Maqedoninë e Veriut.
Siç raportojnë mediat vendase, pacientët kishin ardhur nga Italia dhe ishin paraqitur në spital. Bëhet fjalë për një burrë nga Vinica dhe partnerja e tij shtetase kroate të cilët para disa ditëve erdhën nga Italia.
Burri ka pasur simptoma të koronavirusit, ndërsa së bashku me gruan janë dërguar në Shtip në njësinë infektive. Atje pacientët janë bërë agresiv dhe të dy kanë ikur pasi thyen dritaren.
Pacientët janë zbuluar se gjenden në shtëpinë e tyre në Vinicë, ku sipas ministrisë së Mbrojtjes, së bashku me ekspertët nga Instituti për Shëndet Publik po përpiqen që t’i kthejnë në spital.